Lladrovci: Krenar me veprën dhe sakrificën e minatorëve

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kujtuar 30 vjetorin e Grevës së famshme të minatorëve të Trepçës, duke theksuar se “është faqe e ndritshme e historisë tonë të re, aty u dhanë shenjat e fillimit të fundit të ish Federatës jugosllave”.

Ai më tej ka shkruar se “Minatorët trima, nuk iu nënshtruan okupatorit. Jemi edhe sot krenar me veprën e tyre dhe sakrificën. Para 30 vitesh, pa dallim, kemi bërë aq sa kemi ditur dhe sa kemi mundur për lirinë e vendit tonë që kulmoi me Luftën e lavdishme të UÇK-së”.

Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit në fb:

“Greva e minatorëve, para 30 vitesh, është faqe e ndritshme e historisë tonë të re, aty u dhanë shenjat e fillimit të fundit të ish Federatës jugosllave.
Për mua greva mbetet e paharrueshme, sepse ishte e ndërlidhur edhe me fatin tim. Ato ditë, në Ushtrinë jugosllave, jam burgosur dhe dërguar në komandën e Armatës së 5-të, në Zagreb.
Minatorët trima, nuk iu nënshtruan okupatorit. Jemi edhe sot krenar me veprën e tyre dhe sakrificën.
Para 30 vitesh, pa dallim, kemi bërë aq sa kemi ditur dhe sa kemi mundur për lirinë e vendit tonë që kulmoi me Luftën e lavdishme të UÇK-së.
Lavdi minatorëve tanë!”