Lladrovci nuk ndalet, ia merr edhe një deputet Nismës

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka publikuar lajmin se edhe një ish deputet të Nismës ia bashkon Grupit parlamentar të PDK-së në Drenas. “Ky lajm është i mirë për unitetin në Drenas, për ligjet dhe projektet që na presin gjatë vitit 2019. Arigoni së bashku me deputetët tjerë, do të japë kontributin e tij për mirëqenien e komunës tonë, duke e zhvilluar komunën pa dallim”, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social.

Ja postimi i Z. Lladrovci:

“Në Drenas, edhe një deputet i opozitës i bashkohet PDK-së Sot, radhëve të Grupit parlamentar të PDK-së, në Asamblenë komunale të Drenasit, iu bashkua deputeti Arigon Sinani, ish deputet i Nismës. Faleminderit për besimin e dëshmuar Arigon, je i mirëseardhur! Ky lajm është i mirë për unitetin në Drenas, për ligjet dhe projektet që na presin gjatë vitit 2019. Arigoni së bashku me deputetët tjerë, do të japë kontributin e tij për mirëqenien e komunës tonë, duke e zhvilluar komunën pa dallim. Drenica dje ishe bastion i UÇK-së, sot dhe nesër, Drenica mbetet bastion i PDK-së!”