Llukarevska nga Kumanova: Shtet i drejtë dhe juridik për të gjithë

Bartësja e listës së Koalicionit “Mundemi” në NJZ 2, Sanja Llukarevska, sot nga Kumanova tha se edhe pas 15 korrikut ata do të vazhdojnë të punojnë për një jetë më të mirë dhe se ajo ditë do të jetë dita e fitores zgjedhore të LSDM-së dhe Koalicionit “Mundemi”.

Në një deklaratë për mediat, Llukarevska tha se ata po ndërtojnë një vend evropian, në të cilin çdo qytetar jeton nga puna, ndërsa jeta për njerëzit është në vend të parë. Në mandatin tjetër, shtoi ajo, sigurohet mbështetje akoma më e madhe për qytetarët.

“Për njëmbëdhjetë vjet, VMRO DPMNE ka manipuluar me ndihmën sociale, duke e mbajtur atë në një minimum të padenjë dhe duke e keqpërdorur. Në tre vjet, LSDM ka rritur ndihmën sociale për 300 për qind, vendosi shtesë për fëmijë dhe arsim”, thotë Llukarevska.

Ajo njoftoi se në mandatin e ri, ata do të ofrojnë ndihmë më të lartë sociale për 34.000 familje dhe shtesa për fëmijë për 65.000 fëmijë.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për LSDM-në dhe koalicionin “Mundemi” më 15 korrik dhe ta rrethojnë numrin 3.