Lori e kuqe flakë po që të lë pa fjalë

Për momentin vazhdon të jetë artistja më e kërkuar dhe më e angazhuar kudo. Kjo është këngëtarja Lori, e cila ka qenë e ftuar në festën që kolegja e saj Shyhrete Behluli kishte organizuar me rastin e ardhjes në jetë të nipit të saj. Mes shumë artisteve femra të ftuara, Lori ka shkëlqyer me veshjen e saj kuqe flakë, ku edhe këtë herë ia kishte qëlluar mjaft mirë me këtë super veshje duke lënë pa fjalë të gjithë.