LSDM kërkon shkarkimin e Ministrit të Ekologjisë, Sadulla Duraku

LSDM kërkon shkarkimin e Ministrit të Ekologjisë, Sadulla Duraku, mëson TV21. Ai pritet që të marr drejtimin e Ministrisë së re për sistem polltik dhe mardhënie mes komuniteteve. Nga partia e Zaevit nuk e mohojnë lajmin, por thonë se së shpejti kryesia e partisë do të mblidhet për të diskutuar rreth ndryshimeve në pushtetin qendror dhe atë lokal.

Nga ana tjetër zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, thotë se nuk ka një presion të tillë nga LSDM.

“Jo nuk kemi presione të tilla, fakt as nuk ka pasur takime ndërmjet liderëve partive politike kemi qenë të fokusuar në zgjedhje. Ditëve në vijim do të bisedohet për çështjen emërimit të ministrit në ministrinë e re për sistem politike dhe marrëdhënieve të komuniteteve, do të jetë vlerësimi i kryetarit Ahmeti, se çfarë veprime do të bëjë. Ne nuk kemi dëgjuar dilema të tilla për cilin do ministër tonin”, tha Bujar Osmani, zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Sipas Osmanit, javën e ardhshme pritet të ketë takim mes Zaevit dhe Ahmetit, për të diskutuar zhvillimet aktuale politike.

Jo zyrtarisht mësohet se pas arritjes së marrëveshjes për Prokurorinë Publike, dy partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI do t’i këmbejnë ministritë, atë të drejtësisë dhe të arsimit. Por Ministrja e drejtësisë Renata Deskovska tha se nuk do të kthehet në Ministrinë e arsimit. Për të më mirë është, siç tha, të largohet nga politika dhe të kthehet në Fakultetin e drejtësisë.

“Në ministrinë e arsimit nuk do të kthehem, nuk jam unë Nikolla Todorovi që të shëtitëm nga një dikaster në tjetrin. A do ta lë mënistrinë e drtejtësisë apo jo, nuk e di. Por rruga ime është të shkoj përpara dhe jo të kthehem mbrapa. I vetmi vend në të cilin mund të kthehem pas politikës është në Fakultetin e drejtësisë, në Ministrinë e arsimit nuk kthehem”, u shpreh Ministrja e Drejtësisë, Reneta Deskovska.

Ditë më parë kabineti i Zaevit, mbeti pa një ministër, pasi Asaf Ademi dha dorëheqje nga posti i tij si Ministër i Kulturës për arsye shëndetësore. Ndryshime të posteve të ministrive pritet të bëhen edhe te Ministria për shoqëri informatike, Ministria e Bujqësisë , Ministria e shëndetësisë, por edhe te Ministria e punëve të jashtme.