LSDM lëvdohet me pagën minimale, VMRO-DPMNE jep një premtim

Duke e akuzuar LSDM-në dhe Zoran Zaevin për premtime të rrejshme në vitin 2016 gjatë fushatës, VMRO-DPMNE-ja opozitare thotë se në qeverinë e re ku do të jenë ata do t’i heq tatimet për qytetarët e moshës nën 29 vjeç.

“Gjithçka që bën LSDM-ja në këtë periudhë është rrenë. Rrena më e madhe është me punonjësit e shkencës që në vend të 36.600 denarë, do të marrin 10 mijë denarë më pak” thuhet mes tjerash nga VMRO-DPMNE-ja.

“Zaevi dhe LSDM-ja i rren pensionistët duke ju marrë nga 1500 denarë në dy vitet e kaluara, e tash kinse po ju jep pension për 700 denarë më shumë. Ata i rrejnë edhe bujqit duke mos jau paguar subvencionet që ju takojnë sipas ligjit” përfundojnë nga VMRO-DPMNE.

Më 12 prill, sipas VMRO-DPMNE-së, LSDM-ja do të shkojë në opozitë kurse në Maqedoni do të fillojë procesi i përmirësimit.

Nga LSDM thonë se si parti e ndërgjegjshme para qytetarëve, vazhdojmë me realizimin e masave që sigurojnë paga më të larta dhe më tepër ara në familje. Shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja i miratoi ndryshimet e Ligjit për pagë minimale.

Paga minimale rritet në në vlerë më të lartë historike 14.500 denarë.

Tashmë me pagën e dhjetorit rreth 90.000 qytetarë do të marrin rritje të të ardhurave mujore.

Kjo është rritje për 5.500 denarë apo mbi 60 për qind të pagës minimale për vetëm dy vjet e gjysmë.

Me rritjen e re në nivel vjetor 66.000 denarë shtesë do të përfundojnë te qytetarët të cilët marrin pagë minimale.

Kjo është edhe një masë e cila ka për qëllim të sigurojë paga më të larta, por edhe ta ulë hendekun ekonomik.

Në mënyrë shtesë, shumica parlamentare e miratoi edhe propozim Ligjin për subvencionimin e kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social.

Kontributet për sigurim të obligueshëm social do të subvencionohen për të gjitha ndërmarrjet të cilat do t’ua rrisin pagën e të punësuarve të tyre deri në 6.000 denarë.

Jemi në rrugë të drejtë.

Qëndrojmë të përkushtuar në rritjen e pagave dhe standard më të lartë jetësor për të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM.