Macron nuk i ndahet Melania-s, Erdogan dorë për dore me gruan – çfarë ndodhi në samitin e NATO-s

BDI
728x90

Liderët botërore u mblodhën dje në Londër, ku morën pjesë në Samitin e NATO-s. Në këtë takim të rëndësishëm ishte i pranishëm edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Mediat e huaja kanë kapur edhe momentet më pikante nga Samiti, ku e gjithë vëmendja ishte e përqendruar te Melania Trump.

Zonja e Parë e SHBA-së kishte veshur një pallto të gjatë, ku dominonte ngjyra e verdhë. Këtë pallto të “Valentino”, e cila kushton 4700 paund, ajo e kishte kombinuar më së miri me një palë këpucë rozë.

Por, mediat kanë kapur edhe momentet e afërta të saj me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe duket qartë se miqësia mes tyre vijon të jetë ë fortë.

Ndërsa lideri turk Rexhep Taip Erdogan është fotografuar kapur dorë për dore me të shoqen, teksa hyn në Pallatin Mbretëror.

BDI