Madona do të këndojë dy këngë në Eurovision në Tel Aviv

Madonna do të këndojë dy këngë gjatë intervalit të garës së Eurovisionit në Izrael muajin tjetër.

Ikona e popit do të arrijë më shumë se 180 milionë shikime kur të ngjitet në skenë në Tel Aviv më 18 maj.

Ekipi i Madonës e konfirmoi lajmin mirëpo organizatorët e Eurovisionit nuk i kanë dhënë shumë rëndësi lajmit.

“Nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar dhe nuk është nënshkruar ndonjë marrëveshje”, është thënë në një deklaratë. “Lajmet zyrtare dhe përditësimet do të dalin drejtpërdrejt në kanalet e Eurovisionit në kohën e përshtatshme”.

Raportimet në shtypin e Izraelit tregojnë se organizatorët kishin rezervimet e tyre rreth përmbajtjes së performancës së Madonnës.

U tha se ajo “do të performojë dy këngë përfshirë një këngë të re nga albumi i saj i ardhshëm”.

Performanca e Madonës pritet të kushtojë diku rreth 1 milionë dollarë. Shpenzimet do të mbulohen nga miliarderi kanadez Sylvan Adams i cili ka financuar evente dhe koncerte të mëdha gjatë disa viteve të fundit si një mënyrë për ta mbështetur Izraelin.

“Jam i lumtur dhe krenar ta pres Madonën në Izrael”, tha Adams. “Besoj se performanca e saj, e shoqëruar nga disa vallëtarë profesionistë, do të ketë një kontribut domethënës në suksesin e eventit dhe në përforcimin e promovimit pozitiv të Izraelit në botë”.