Makraduli: Ndryshimet në kabinetin qeveritarë janë e drejtë ekskluzive e kryeministrit

Vendimi për ndërrime në ministrinë e ekologjisë është e drejtë e kryeministrit, kështu u shpreh zv. ministri i ekologjisë, Jani Makraduli. Ndërkohë edhe Radmilla Sheqerinska u shpreh se ndryshimet nuk do të ketë vetëm në kabinetin qeveritarë, që përfshin ministrat dhe zëvendësit e tyre, por ndryshime do të ketë edhe atje ku qytetarët nuk janë të kënaqur.

Sheqerinska komenton edhe zhvillimet e fundit në BFI, sipas saj duhet respektuar ligjet sepse kjo mundëson që edhe besimtarët të jenë më të sigurt por edhe shteti do të funksionoj më mirë.

“Mos të lejojmë që shteti të humb kohë për punë që mund të zgjidhen në kuadër të sistemit tonë. Më 5 maj duhet të zgjedhim presidentin”, tha Sheqerinska.

https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/828641400834063/