Makron: Të ardhme evropiane apo kthim në nacionalizëm!

Presidenti i Francës Emanuel Makron sot deklaroi se trupi zgjedhor i BE-së po ballafaqohet me zgjedhje serioze, nga njëra anë e ardhmja e përbashkët evropiane, ndërsa nga ana tjetër nacionalizmi.

“A duam që të vazhdojmë të punojmë së bashku që punët të shkojnë më mirë apo duam ta shkatërrojmë BE-në dhe t’i kthehemi nacionalizmit”, pyeti Makroni në Sibiu, para samitit të BE-së.

Ai vlerësoi se për shkak të rritjes së populizmit në mbarë kontinentin evropian një përzgjedhje e tillë doli në plan të parë, ndërsa përgjigjen do ta japin zgjedhjet për Parlamentin Evropian nga data 23 deri më 26 maj.