Maksuti: Maqedonia e Veriut vendin e ka në NATO dhe BE

Zv.ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti e njëherit edhe shef i shtabit komunal i BDI-së për zgjedhjet presidenciale sot bashkë me gjithë shtabin komunal ka realizuar takim me banorët e lagjes Shaip Kamberi ku nga afër ka bashkëbiseduar me qytetarët lidhur me kandidaturën koncensuale për zgjedhjet presidenciale si ide e promovuar nga BDI-ja ndërvite e që sipas Maksutit ka ardhur koha që tashmë të realizohet.

Zv.ministri i mbrojtjes Maksuti mes tjerave para banorëve të kësaj lagje në Tetovë ka thënë se Maqedonia e Veriut vendin e ka në NATO dhe BE e që rrugët tashmë janë trasuar dhe se pritet finalizimi i proceseve që tashmë po bëhet përmes reformave të ndryshme si kushte që kërkohen.