Manastir: Kremtohet Akademia për Ditën e Alfabetit, ja kush ishin të pranishëm!

Sot ne Manastir u kremtua Akademia per Diten e Alfabetit, date e shenuar per gjithe Shqiptarine. Pjese e kesaj Akademie ishin persona publik, politikan, njerez te mediave dhe Shqiptar nga gjithe vendet. Nder ta ishte dhe kreu i BDI-se Z.Ali Ahmeti, Ministri i Finansave Kreshnik Bekteshi, Zv Ministri i Shendetesise Asim Musa, Bujar Osmani, Agim Nuhiu etj etj. Ky aktivitet i paraprin kalendarit festiv per diten e neserme, pra 22 Nentorin. Duket se neser ne Manastir do te kete nje axhende te tejmbushur te aktiviteteve ne kuader te kesaj dite.

Dita e Alfabetit eshte nje nga ditet me te rendesishme per te gjithe Shqiptaret ku do qe ndodhen. Data 22 nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimuese në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit. Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet. Kongresi u mbajt prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë. Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzetetre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjetedy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues. Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi. Delegatë të tjerë nga familja ishin Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës dhe Gjergj Zavalani. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse.