Maqedoni / 44 persona të infektuar me koronavirus dhe 2 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Febrile se kanë humbur betejën me COVID 19 dy persona të gjinisë mashkullore, njëri i moshës 45 vjeçare nga Kumanova dhe tjetri 78 vjeç nga Dibra, përcjell Gazeta Express.

I ndjeri nga Kumanova ka vuajtur nga diabeti, fibrilacion atrial, hipertension dhe obezitet, ndërsa i ndjeri nga Dibra kishte FOB (Bronkit Kronik Obstruktiv) dhe hipertension dhe kishte pranuar terapi për këto dy sëmundje kronike.

Gjithashtu nga MSH njoftojnë se në 24 orët e kaluara janë realizuar 392 teste dhe janë konfirmuar 44 raste të reja të koronavirusit në vend. Sipas qyteteve: Kumanova – 23, Shkupi – 11, Tetova – 4, Manastiri – 3, Struga – 2 dhe Prilep – 1. Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 sot është 329.

Sipas vendbanimit, deri më tani rastet e COVID-19 janë regjistruar në: • Shkup – 175 • Dibër – 47 • Kumanovë – 47 • Shtip – 14 • Tetovë – 10 • Prilep – 10 • Strugë – 7 • Velesi – 6 • Manastir – 4 • Ohër – 3 • Kavadarci – 2 • Gostivar – 1 • Kriva Palanka – 1 • Strumica – 1 • Gjevgjeli – 1.