Maqedonia bëhet pjesë e standardit më të lartë statistikorë të FMN-së (SDDS Plus)

Nga 28 janari i këtij viti, Maqedonia ka hyrë në standardin më të lartë të shpërndarjes së të dhënave statistikore të Fondit Monetar Ndërkombëtar – SDDS Plus. Hyrja në SDDS plus do të thotë besimi më i madh midis institucioneve dhe investitorëve ndërkombëtarë, si dhe pozicionimin ndërkombëtar i vendit tonë, e këtë e theksoi zv.ministrja e financave Shiret Elezi.

“Kjo qasje do të kontribuojë në një besim dhe pozitë më të madhe midis organizatave ndërkombëtare financiare, agjencive të klasifikimit të kredive dhe më e rëndësishmja edhe midis investitorëve. Për investitorët dhe institucionet ndërkombëtare, standardet e larta statistikore janë vendimtare. Nëse ata besojnë në të dhënat, ata faktikisht kanë besim edhe ndaj shtetit. Duke u bërë pjesë e SDDS plus, ne forcojmë besueshmërinë e vendit në nivel ndërkombëtarë”, kështu vlerësoi mes tjerave zv.ministrja Elezi.

Pjesë e standardit SDDS Plus, që vendi ynë u bë pjesë para disa ditëve janë edhe Shtetet e Bashkuara, Kanada, Franca, Gjermania, Austria, Italia, Suedia dhe Japonia.

Aderimi në këtë standard të FMN-së në mënyrë të konsiderueshme rrit kapacitetin e ekonomisë së Maqedonisë për identifikimin në kohë dhe parandalimin e dobësive në sektorin financiarë dhe rreziqet e mundshme në ekspozimet ndërsektoriale.

Përmbushjen e kërkesave të SDDS standarde Plus nënkupton përgaditjem e nëntë kategorive të reja të të dhënave, shtatë nga të cilat janë përgjegjësi e Bankës Qendrore dhe dy nga Ministria e Financave. Koordinatori i grupit të punës i dedikuar për aderimin në këtë standard ishte SSO, si koordinator i sistemit statistikor kombëtar.

Pas aderimit në SDDS Plus, ka akoma sfida përpara bartësve kryesorë të vrojtimeve statistikore në vend. Në veçanti, në përgatitjen dhe dorëzimin e pesë prej tyre në periudhën e ardhshme, si pjesë e standardeve të FMN-së do të propozohen edhe katër tregues statistikorë në lidhje me statistikat e letrave me vlerë, llogaritë financiare dhe statistikat e financave publike.

 

“Ne kemi vizion, kemi grupe profesionistësh përgjegjës të cilët punojnë çdo ditë për të arritur qëllimet përpara për në SDDS plus, ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm ndërkombëtarë, e gjithë kjo është e nevojshme për ndërtimin dhe zhvillimin e një statistike moderne dhe me cilësi, ne garantojmë që do të kemi sukses deri në fund”, sqaroi mes tjerave zv.ministrja Elezi.