Maqedonia e Veriut para fushatës zgjedhore presidenciale

Maqedonia e Veriut po përgatitet për fushatën zgjedhore presidenciale në një kohë kur po shtohen dilemat mbi mundësinë e bojkotit të balotazhit nga opozita maqedonase. Janë tre kandidatë që garojnë për postin e presidentit. Një kandidat shqiptar e ka vështirë të kalojë në balotazh, megjithatë janë votat e shqiptarëve që vendosin se kush do të jetë president i Maqedonisë së Veriut.