Maqedonia njeh Juan Guaidon president të Venezuelës

Për Maqedoninë Juan Guaidon është president i përkohshëm i Venezuelës.

Ministri i Punëve të Jatshme, Nikolla Dimitrov përmes një shkrimi në profilin e tij në Twitter, ka njoftuar se Maqedonia ka vendosur ta njohë zyrtarisht Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës, përcjell Alsat M.

Republika e Maqedonisë, në përputhje me partnerët e saj evropian, në përputhje me Kushtetutën mbështet dhe njeh si president të përkohshëm, kryetarin e Kuvendit të Venezuelës, Juan Guadion, me qëllim të organizimit të zgjedhjeve presidenciale të lira, të drejta, dhe demokratike”, ka shkruar Nikolla Dimitrov.

Edhe parlamenti Evropian gjatë javës së kaluar njohu presidentin e vetëshpallur të Venezuelës, Juan Guaido, si udhëheqës de facto të këtij shteti, duke rritur kështu presionin ndërkombëtar mbi presidentin socialist të Venezuelës, Nicolas Maduro./Infoalb/