Maribel nga seriali ‘Rubi’ bëhet nënë për herë të pestë

Ajo habit me format e saj trupore. Aktorja e meksikane Jacqueline Bracamontes, e njohur për role të ndryshme në telenovelat latinë është bërë nënë për herë të pestë. Ajo dhe bashkëshorti i saj biznesmeni meksikan Martin Fuentes muajin e kaluar kanë sjellë në jetë dy vajza binjake Paulën dhe Emilian, duke rritur në pesë numrin e fëmijëve të saj.

Jacqueline Bracamon pas një muaji të lindjes së vajzave, ka befasuar me format e saj trupore, 39 vejçarja paraqitjen e parë publike pas kësaj periudhe të ëmbël të jetës së saj e bëri para pak ditësh, E veshur me një fustan të zi ajo dukej si t’i kishte 20 vjet.

Çifti janë martuar në vitin 2011, ata janë prindër edhe të tri vajzave të tjera. Jacqueline Bracamon tek ne njihet për rolin e Maribelit në serialin e popullarizuar latin “Rubi”.