Martin Berishaj:”Votues i Malësisë,mos u frigo!Voto dhe shprehe besnikrin e pandarë për Malësi!

Votues të nderuar të Malësisë së Madhe!
Mbas bashkimit të subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet e 3 marsit, i është marrë edhe “aresyeja e fundit” çdo votuesi i cili në zgjedhjet paraprake apstinonte për shkak se ishin të ndara partitë nacionale! Sot kur ato janë bashkuar, ekziston vetëm një rrugë, ajo, që në numër sa më të madh të delni në vendvotime. MOS U FRIGONI VOTUES POR VOTONI DHE MËNDONI SHQIP DUKE SHPREH BESNIKËRINË E PANDARË PËR MALËSINË.

Deri në datën e zgjedhjeve, përgjegjësia për fitore është e përbashket, kurse pas 3 marsit, ajo përgjegjësi bie në kurrize të koalicionit shqiptarë. Shpresoj dhe uroj që ky koalicion të mos e koris votën dhe besimin që do tu jep Malësia atyre!
Dalshim faqebardhë!