Martina Ivezaj: Të bëhesh nënë të ndryshon krejtësisht të menduarit për projektet e reja

Ka pak muaj që i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me dashurinë e saj të jetës të cilin e ritakoi pas shumë vitesh. Vajza e cila për disa vite shkëlqeu në pasarelat e modës gjermane e që përfaqësoi atë edhe në ‘Miss Bota’ vjen me një lajm të ri, do bëhet nënë. Martina Ivezaj me prejardhje është nga Mali i Zi, por martesa me Leonin e bëri atë të shpërngulet drejt SHBA-ve. Në një bisedë për Infrared të gazetës Koha, ajo tregon emocionet e para.

Na e përshkruaj pak momentin se si je ndier ti dhe bashkëshorti po edhe gjithë familja kur keni mësuar lajmin?

Jemi gëzuar që në sekondat e para, bashkëshortit dhe mua më është dukur si ëndërr kur mendojshim ‘ua po bëhemi babë dhe nënë’, është një ndjenjë e mrekullueshme kur e din se je duke krijuar një jetë të re dhe do bëhesh prind, e gjithë familja është gëzuar kur ka marrë lajmin.

Leoni është ashtu tipik shqiptarë qe fëmijën e parë e do djal?

Jo aspak, fillimisht është mirë të jetë shëndosh e mirë, pak rëndësi ka a djal apo vajzë.

Keni nisur të bëni pregaditjet e para për ardhjen e fëmijës?

Kemi nisur kadal dale të bëjm gati pregaditjet, të rregullojmë dhomën e bebit, rrobat etj.

Keni marrë mesazhe të shumta urimi nga miqtë?

Kemi marrë shumë mesazhe, jemi gëzuar shumë gjithë miqtë na kanë uruar dhe ne i falenderojmë shumë nga zemra.

Po ti si një e re që për herë të parë do bëhesh nënë, si ndihesh?

Më mungojnë fjalët të përgjigjem këtu sepse është shumë e vështirë të përshkruaj këtë ndonjë gëzimi. Ndihem plot dashuri si asnjëherë më parë.

Mendon se shtatzania do ju ndalojë në projektet tua që ke nisur?

Të bëhesh nënë të ndryshon të menduarit, në rastim tim kështu mendoj që unë nuk kam në plan ndonjë projekt tashmë por jam koncentruar krejtësisht në shtatzaninë time, projektet mund të fillohen gjithmonë por shtatzania është një gjë unike që dua të shijoj krejtësisht.

A do sfiloje nëpër pasarela si një modele shtatzënë?

Jo.