Mbi 9 mijë persona do të votojnë më 14 korrik

742 qytetarë që janë të infektuar me Koronavirus ose ndodhen në vetë-izolim pritet të fitojnë të drejtën për të votuar më 13 korrik. Por KSHZ ende nuk i ka gati këshillat zgjedhor për 32 nga gjithsej 58 komunat ku do të votohet në karantinë. Punonjësit shëndetësor vazhdimësi kërkojnë të hiqen nga detyra me arsyetimin se janë kujdestarë, janë të sëmurë kronikë ose janë jashtë vendit. Vetëm sot, KSHZ miratoi mbi 50 kërkesa të tilla.

“Në disa komuna ku numri më i madh ka qenë sa i përket paraqitjes me COVID 19 dhe persona të cilët gjendjen në izolim. D.m.th. Tetovë numri është 69 persona, Kërçovë 37, Strugë 57, Resnjë 61.- deklaroi Ditmire Shehu, Nënkryetare e KSHZ-së.

“Dy ditët e kaluara kontaktuam 80 punonjës shëndetësor që ishin zgjedhur paraprakisht, prej tyre 50 dorëzuan kërkesa për t’u hequr. Ne këtu tani duhet t’i zgjedhim më së paku edhe 70 punonjës shëndetësor që duhet ta kryejnë votimin të hënën. Apeloj dhe një herë tek punonjësit shëndetësor që do të zgjedhen sot, ju lutem na konsideroni seriozisht sepse do të mbesim pa njerëz dhe nuk do të mund t’i mbajmë zgjedhjet.”- pohoi Elizabeta Postollovska, Anëtare e KSHZ-së.

Ndërkohë 9465 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm janë paraqitur për të votuar më 14 korrik. Pritet që këshillat zgjedhor të miratojnë ose hedhin poshtë kërkesat. Deri një ditë më parë shifra e vëzhguesve të akredituar ishte 2154, 2018 prej të cilëve vendas dhe 130 vëzhgues të huaj.