Më 6 shkurt Maqedonia nënshkruan protokollin për pranim në NATO

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se më 6 shkurt do të firmoset protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.

“Më 6 shkurt ne do të shkruajmë historinë: # NATO, Aleatët do të nënshkruajnë protokollin e pranimit për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë Veriore së bashku me ministrin e Jashtëm, Nikola Dimitrov”, ka shkruar Stoltenberg në rrjetin social Twitter.