Me flamur të Rusisë, blloko

”Maqedonia bllokon” në krye me liderin e partisë pro ruse në Maqedoni, Janko Baçev, ka tentuar të bllokojë rrugën mes Kërçovës dhe Strugës pasditën e sotshme, shkruan Fakte. Një grup i vogël protestuesish, të pajisur me flamur të Rusisë kishin paralajmëruar se mes orës 15-17 do të ndërpresin qarkullimin e komunikacionit në këtë aks. Mirëpo, në mungesë të numrit të mjaftueshëm të protestuesve, policia ka shpërndarë personat e mbledhur.