Media ndërkombëtare e ka përcjellë lajmin për shkarkimin 8 emrave të qeverisë Rama jo si një vendim i marrë nga kryeministri, por si një verdikt të detyruar nga tjetër kush… studentët.
Agjencia italiane e lajmeve “ANSA” raporton se largimi i ministrave erdhi si pasojë e protestave të studentëve, pavarësisht se kërkesat e tyre ishin më shumë të natyrës ekonomike.
Ndërkohë, “Balkaninsight” shkruan se Rama ka shkarkuar gjysmën e kabinetit qeveritar pas protestave të studentëve në rrugët e Tiranës dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.
Kjo ngjarje është raportuar edhe nga “The Associated Press”, e cila e vë theksin e lajmit të saj të fakti se kreu i qeverisë shkarkoi kabinetin pas protestave të studentëve, për të treguar se ai është në krahun e të rinjve.
Këtë të premte në Asamblenë e PS-së Rama foli për studentët dhe më pas dha vendimin se do të shkarkojë ministrat që qëndrojnë prej mëse 5 vitesh në pushtet.
Ministrat që u larguan:
Senida Mesi, Zv.kryeministre
Arben Ahmetaj, Ministri i Financave
Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe energjisë
Ditmir Bushati, Ministër i Jashtme
Lindita Nikolla, Ministrja e Arsimit
Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Sonila Qato, ministre e Sipërmarrjes dhe Biznesit