Mehmeti: Institucionet të hapen me qytetarët

Avokati i popullit Ixhet Mehmeti, thotë se në Maqedoni ka numër më të madh të parashtresave dhe ankesave të arritura nga qytetarët, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, megjithatë qytetari akoma nuk e ka të qartë rolin e avokatit të popullit në shtet. Ai këkron hapje më të madhe të institucioneve ndaj qytetarëve.

“Ne mundohemi që raporti mes qytetarëve dhe organeve të pushtetit ta vendosim në nivel më të mirë, ku qytetari lirshëm mund të bisedojë me pushtetin lokal dhe me avokatin e popullit që të arrij deri te qëllimi, pra respektimi i të drejtave të tij dhe realizimi i të njetave”, u shpreh Ixhet Mehmeti – Avokat i popullit.

Komuna e Kumanovës thotë se është e hapur për bashkëpunim me avokatin e popull dhe institucionet lokale janë të hapura për qytetarët:
“Vlersoj, se komuna e Kumanovës është e për qytetarët, ku mundet ti hapin të gjitha problemet sipas kierarkisë,në kontekst të parashtrimit të pyetjeve sipas sektoreve në komunë përpos ditëve të hapura të kryetarit të komunës dhe takimeve me qytetarët për shumë cështje që I tangojn ata”, u shpreh Maksim Dimitrievski – Kryetar i Komunës së Kumanovës.

Deklaratat u dhanë në tryezën, “Avokati i popullit dhe Pushteti lokal – Bashkëpunimi më i mirë për mbrojtjen më të madhe të drejtave të qytetarëve”, që u mbajt në Kumanovë./TVM2/