Memedi: Funksionarët tanë kanë përparësi për llogaridhënie dhe mënyrën e menaxhimit institucional

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët në emisionin “ENTER” tha se kjo fushatë po zhvillohet në kushte të jashtëzakonshme për shkak pandemisë.

“Si Aleancë për Shqiptarët kemi një subjekt që kemi instaluar modelin e një bashkëbisedime më qytetarët pa dallim nëse ka ose jo zgjedhje. Ishim edhe në diasporë ku biseduam për hallet për programin dhe për gjithçka”, tha Memedi.

Memedi tha se Aleanca ka tre komuna ku po mundohet të krijojë model për qeverisje të mirë.

“Kemi kryetarët e komunave që dalin me llogari javore, por kemi kryetar të komunave të BDI-së që nuk dalin me llogari as vjetore. Kemi ministrin e koalicionit, ish ministrin e shëndetësisë. Ne jemi avangardë në kuptimin e llogaridhënies, mos shpenzimit të parave, dhe mendoj se edhe në pushtet kjo do të ”, tha Memedi.