Memedi: Imperativ kohor të bëhemi bashkë!

Arsyeja pse nuk jemi paraqitur në opinionin publik për një kohë të gjatë ka qenë hapësira ofruar partive politike opozitare shqiptare që të ofrojnë përgjigje për idetë e mëdha kombëtare, por përderisa nuk janë aspak në gjendje të ofrojnë kahje për popullin, detyrohemi që sërisht ne si grupacion i vogël, të ofrojmë kahje për idetë e mëdha kombëtare, në momentet më të rëndësishme për zhvillimin e kombit. Prandaj, në këtë shkrim nuk do të bëjmë politikë, por do të sjellim fakte politike që i prodhoi politika gjatë gjith këtyre viteve të tranzicionit dhe të ndryshimit të sistemit në të gjitha shtetet komuniste.

Fakti kryesor dhe i pa mohueshëm botërrisht është se, Lufta e Ftohtë dhe gara e çmendurisë në demonstrimin e forcës ushtarake nëmes dy blloqeve, atij të Bashkimit Sovjetik, dhe bllokut Perëndimorë me në krye SHBA-në, përfundoi me një marrëveshje të paqes, dhe si fituese dolën shtetet demokratike, që morën mbi vete edhe barën e demokratizimit të të gjitha shteteve komuniste të bllokut lindor. Kuptohet se ky proces nuk ishte aspak i lehtë dhe pa pengesa. Një pjesë e madhe e figurave që kishin përfituar personalisht dhe familjarisht nga ai sistem i shëmtuar, dhe që nuk e gjenin veten në demokraci, shfrytëzuan miqësitë dhe lidhjet e ngushta të asaj periudhe kohore, përskaj gjith propagandës helmuese antiperëndimore, sërisht u grumbulluan të thurrin plane me strategji të veprimit të përbashkët për ta penguar ndryshimin, dhe për ta nxjerr veten si shpëtimtarë të popullit të tyre nga kurthet perëndimore të globalizimit dhe sistemit të ri demokratik. Këta njerëz keqpërdorën çdo vështirësi, çdo mjet propagandues që sjell ndryshimi, për të bindur popujt e vet se, demokracia është sistem i anarkisë dhe vdekjeprurës për shoqërinë.

Nuk dua të zgjerohem për hirë të lexuesve, të lodhur e të stërlodhur me thash-e-thëme politike, edhe pse vet materialet dhe librat që i kam lexuar nga autorë dhe dëshmitarë të gjallë të kohës së kaluar, që kanë arritur të botojnë memoaret e tyre, disa herë më detyrojnë të bëj shkrime të gjata, por kësaj radhe do të jemë i shkurtër. Fokusi im në këtë shkrim janë zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, duke mos haruar edhe zgjedhjet dhe formimi i sapokrijuar i qeverisë në Kosovë, dhe ato të sapopërfunduara në Serbi. Sipas mendimit dhe bindjeve të mia, këta zgjedhje në Maqedoninë e Veriut janë të një veçorie historike, që mund të krahasohen me zgjedhjet e para pluraliste, me të vetmin dallim që në atë kohë të tranzicionit u hapën mosmarrëveshjet, fatet dhe fatkeqësitë, kurse në këto zgjedhje pritet të fitojnë ata forca politike që vepruan drejt paqes, pajtimit të popujve dhe mbylljen e plagëve të luftës. Këto zgjedhje do të verifikojnë marrëveshjet e paqes, bashkëpunimit dhe zhvillimit rajonal e global. Nuk ka dilemë se humbës të këtyre zgjedhjeve do të jenë ata forca politike që ishin vazhdimësi e mbeturinave komuniste, që deri më sot kanë bërë lojëra të ndryshme në emër të nacionalizmit të rrejshëm, fesë, humanizmit, dhe bashkëpunimit me grupet kriminale dhe krimit të organizuar.