Merkel: Hapje të kapitujve të parë nga negociatat me Shkupin dhe Tiranën këtë vit

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot i prezantoi prioritetet e kryesimit të vendit të saj me BE-në në gjashtë muajt e ardhshëm, duke i përmendur vetëm negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë lidhur me zgjerimin.

Ballkani Perëndimor, Afrika, lufta kundër dezinformatave, emigracioni, Rusia dhe Kina, janë prioritetet kryesore për Gjermaninë në pjesën e politikës së jashtme për gjashtë muajt e ardhshëm.

“Konferencat aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të mbahen këtë vit dhe të hapen kapitujt e parë”, ka thënë Merkel.

Për Merkelin hapja e negociatave me Shkupin dhe Tiranën paraqesin sinjal të rëndësishëm për angazhimin e BE-së ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Evropian javën e kaluar deri tek Këshilli i Evropës i parashtroi draft kornizat negociuese të Unionit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.