Merkel i jep përkrahje Zaevit në zgjedhje: Hapja e kapitullit të parë të bisedimeve, këtë vit

Për Merkel, hapja e negociatave me Shkupin dhe Tiranën është një sinjal i rëndësishëm i angazhimit të BE-së për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Kancelarja gjermane Angela Merkel prezantoi përparësitë e presidencës së vendit të saj në BE në gjashtë muajt e ardhshëm, duke përmendur vetëm negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë në lidhje me zgjerimin.

Ballkani Perëndimor, Afrika, lufta kundër dezinformimit, migracionit, Rusia dhe Kina, janë përparësitë kryesore të politikës së jashtme të Gjermanisë për gjashtë muajt e ardhshëm.

“Konferencat e mundshme me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë duhet të mbahen këtë vit dhe kapitujt e parë duhet të hapen,” u tha Angela Merkel eurodeputetëve këtë pasdite.

Për Merkel, hapja e negociatave me Shkupin dhe Tiranën është një sinjal i rëndësishëm i angazhimit të BE-së për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Nëse të dy vendet ruajnë ritmin e tanishëm të reformës, kapitujt e parë të negociatave mund të hapen në nëntor ose dhjetor. Presidenca gjermane planifikon ta vendosë çështjen në axhendën e Këshillit të BE-së në nëntor. Deri atëherë, Komisioni Evropian gjithashtu duhet të botojë raporte të rregullta mbi përparimin e reformave në të gjitha vendet e rajonit.

Komisioni Evropian gjithashtu paraqiti në Këshill javën e kaluar një projekt-kornizë të negociatave të BE-së për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.