Mexhiti: Edhe në Cvetovë gjetëm mbështetjen nga bashkëqytetarët, sepse të mirat e BDI-së i kanë përjetuar edhe bashkësitë tjera etnike!

Në kuadër të takimeve në Karshiakë, realizova takim edhe me banorët e Cvetovës, ku gjetëm mbështetje të madhe edhe nga banorët e këtij vendbanimi. Të pranishmëve ju sqarova për programën tonë, me theks të veçantë që unë si deputet do të kërkoj ndryshim të Ligjit të decentralizimit fiskal i cili në vend se 3% të tatimeve nga qytetarët siç është tani, të ndryshojmë në 6 apo 9% të mjeteve t’ju jipen komunave. Sepse ky shembull është shembull pozitiv Evropjan dhe mundëson më shumë zhvillim të Komunave tona. Para të pranishmëve sqarova edhe idenë e Platformës për barazi dhe Kryeministrin e Parë Shqiptar, Platformë e cila duhet përkrahur nga të gjithë!

Edhe në Cvetovë gjetëm mbështetjen nga bashkëqytetarët, sepse të mirat e BDI-së i kanë përjetuar edhe bashkësitë tjera…

Gepostet von Izet Mexhiti am Sonntag, 5. Juli 2020