Mickoski: Në mandatin katërvjeçar do të tregojmë se mund të punohet me ndershmëri

Kryetari i VMRO-DPMNE-së gjatë fjalimit të tij të sotëm para qytetarëve në Butel u bëri thirrje të gjithë qytetarëve në mënyrë masive të dalin më 15 korrik dhe ta rrethojnë numrin 14, siç tha, të rrethojnë për të ardhmen e Maqedonisë ashtu siç duan të jetë sepse ndoshta nuk do të ketë shans për korrigjim këtë herë.

Mickoski ka potencuar se këto nuk janë zgjedhje të zakonshme, këto nuk janë zgjedhje mes partive politike, këto janë zgjedhje të vizionit, të strategjisë e cila duhet të bashkojë maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, boshnjakë përkatësisht t’i bashkojë të gjithë kundër atyre të cilët e plaçkitin dhe e bënë Republikën e Maqedonisë shtet të kriminelëve, shtet plot me korrupsion.

Lideri i VMRO-DPMNE-së potencoi se do të vijnë kundërshtarët politik në Butel dhe do të flasin se munden, por nuk bënë asgjë.

Mickoski qytetarëve u porositi se Zaev të vetmen gjë që e sjelli është vetëm shqetësime në shpirtërat e të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në Maqedoni. Sipas tij kjo është e vërteta e hidhur dhe videoklipet e VMRO-DPMNE-së duan ta tregojnë atë përkatësisht ta tregojnë qeverinë e LSDM-së dhe Zaevit dhe mossuksesin e tij.