Mickoski: Nuk kam parë nobelist i cili kërkon ryshfet

Udhëheqësi i partisë opozitare OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, në konferencën e 27-të vjetore të Unionit të Forcave të Reja të PDUKM-së tha se kurrë nuk kam parë një nobelist, i cili publikisht thotë se do të hajë njerëz të gjallë.

Unë nuk kam parë një nobelist, i cili bëri aq shumë errësirë për vendin e tij dhe kërkoi ryshfet” tha Mickoski.

Para pjesëmarrësve, Mickoski vlerësoi se qeveria po i zhgënjen të rinjtë, dhe prova për këtë është shpërngulja e vazhdueshme.

Ai shtoi se nuk e mbron krimin dhe se ato që e kanë duhet të përgjigjen.

“Dhe si njeri që nuk kam ndërmend të mbroj krimin, nuk e mbështes, cila qeveri që ka bërë duhet të përgjigjet. Pa marrë parasysh se si është quajtur, nga cila parti është nga nga cila pozitë vjen. Dhe është e nevojshme t’i jepet fund njëherë e përgjithmonë, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Por kjo nuk është koha dhe këto nuk janë ato procedura. Ajo që po ndodh tani është një persekutim i drejtuar dhe një sulm ndaj OBRM-së. Për shkak se OBRM u pengon, i shqetëson. Gjerë sa ekziston OBRM-PDUKM, ekziston dikush që ta gjykojë krimin”, tha Mickoski.