Mickovski: Zaevi po tenton të vjedhë zgjedhjet presidenciale

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka njoftuar deputetët e Parlamentit Evropian për dyshimet e tij ndaj kryeministrit Zoran Zaev për vjedhjen e votave në zgjedhjet presidenciale.

Mickoski shqetësimet e tij ia ka treguar edhe deputetit Eduard Kukan të cilit i ka kërkuar që data e Maqedonisë për bisedime me BE-në të varet nga zgjedhjet e lira dhe demokratike presidenciale.

Bashkëbiseduesit e mi i njoftova për njohuritë tona mbi indicet që Zoran Zaev dëshiron t’i vjedh votat presidenciale. Këtë e vërtetojnë të gjitha zhvillimet e fundit në vend. Nga bashkëbiseduesit e mi kërkova organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike si kusht që Maqedonia në qershor të merr datën për bisedime me BE-në – deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.