Mijallkovi, Kamçevi dhe Janakievski sonte ose nesër lirohen nga burgu i Shutkës

Ish-shefi i shërbimit sekret të Maqedonisë, Sasho Mijallkov, ish-ministri Mile Janakievski dhe biznesmeni Orce Kamçev deri nesër do të dalin nga burgu i Shutkës, njofton portali Sudstvo.mk.

Sipas këtij portali, ata do të lirohen nga masa e paraburgimit me vendim të gjykatësit të Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Lirimi i tyre ka gjasë të bëjë me sigurimin e 80 votave për ndryshimet kushtetuese