Milionerët e VV-së: Valon Ramadani 3 milionë, Xhelal Sfeçla 2 milionë, Mytaher Haskuka 2.8 milionë

Njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila vazhdimisht i akuzon partitë tjera për jetë luksi, nuk është se janë keq me pasuri dhe të ardhura mujore. Të dhënat i gjeni në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Vetëvendosje vazhdimisht ka tentuar të shtrihet te shtresat e varfra në Kosovë, duke folur për politika sociale dhe shtet social, por brenda vetës ka deputetë, të cilët nuk jetojnë pa luks.

Secili deputet i VV-së jeton me të paktën 2500 euro në muaj, derisa pasuria e tyre e paluajtshme kap vlera milionëshe. Madje, Vetëvendosje që shitet në opinion si parti me njerëz jo të pasur, nëse shihen vetëm deklarimet e tyre te pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, del të jetë krejt ndryshe.

Ballkani.info do t’ju sjellim në vazhdim pasurinë milionëshe dhe të ardhurat e majme mujore të deputetëve të Vetëvendosjes.