MINISTËR DURAKU A JETON NË MAQEDONI?!

Në mungesë të hapave konkrete dhe mos pasjes së mundësisë reale për ti plotësuar premtimet, Ministri i ekologjisë Sadulla Duraku”zbulon ujin e vakët” “gjen fajtorin për ndotjen” e që sipas tij, na qenka ngrohja me dru!
I nderuar ministër, me dru ngrohen mbi 90 për qind e amvisërive në vend, por edhe një numër i konsiderueshëm i lokaleve, bile edhe në të shkuarën janë ngrohur me dru, por tymi i drurit nuk ndot deri në atë masë sa që ndotja e ajrit në vendin tonë të tejkalojë deri në 5 apo 10 herë sasinë e lejuar të grimcave kancerogjene PM10 dhe PM2.5.
I nderuar Ministër Duraku, nëse kabineti juaj nuk ka mundësinë e një studimi real që do e gjente fajtorin, ju sugjerojmë të kërkoni studimet tanimë të bëra, si në Universitet të Tetovës nga profesor Idrizi, po ashtu edhe nga profesor të Universitetit të Evropës Juglindore, ku më së miri do të informoheni për atë së kush ndot realisht pas Jugohromit në Pollog, numrit të madh të makinave, fabrikave të mëdha të vogla dhe të mesme, kompanive të tipit të Ecologut tjera, për të ardhur më pastaj tëk ngrohja me dru.
I dnëruar Ministër, është koha të mos merrni nisma të tipit të Arben Taravarit, “ta luftoni ndotjen” me tre orë ndërprerje të qarkullimit me makina në një rrugë 500 metrash, e nga ana tjetër, të mos keni plan konkret aksionar se cilin muaj, cilin vit apo cilën decenie, çka do ndërmerrni.
Djegia e deponive na ndodh përditë, sidomos nëpër komunat rurale, të cilat, në mungesë të mjeteve për ti hedhur mbetjet në deponinë Drislla apo Rusino, krijojnë deponi të egra nëpër fushat e pollogut dhe i djegin më pastaj të njëjtat. Apo edhe më keq, siç bëri komuna e Vrapçishtit me hapjen e gropave gjigante në fushat e saja dhe mbushjen e të njëjtave me plehra që të ndotin përveç ajrit, edhe tokën dhe ujin, e Ju çka ndërmorrët? A dërguat ndonjëherë inspektoratin për ta hetuar rastin? A dërguat ndonjë reagim tek komuna e Vpraçishtit, të mos themi t`i dënoni se atë nuk e keni bë me asnjë komunë, sado që ato na ngufasin dhe nuk i mbledhin mbetjet me javë të tëra.
Pastaj të vini tek sobat me dru, të cilat ndotjen e kanë minimale.
Dhe për fund, i nderuar ministër, a nuk mendoni se është koha e fundit më t`i leni fjalët dhe të kapeni për pune, të siguroni mjete dhe të bëni plane konkrete veprimi, sepse popullata po helmohet, ndërsa Ju dogjët gjitha kashtët për të gjetur atë dreq gjilpëre, që në fund vetëm të thoni uraa, e gjetëm dhe ta hidhni sërish në dhe, se tanimë kashtën e dogjët.