Ministri Ademi dhe Abdullah Eren nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi në fushën Diasporë

Ministri Edmond Ademi dhe kryetari i Presidencës për turqit që jetojnë jashtë vendit, Abdullah Eren, u dakorduan të nënshkruajnë një Memorandum Bashkëpunimi në  fushën Diasporë.

Sot, ministri i angazhuar për Diasporën, Edmond Ademi zhvilloi takim me kryetarin e Presidencës për turqit që jetojnë jashtë vendit,  Abdullah Eren.

Në takim,  ministri Ademi u shpreh i kënaqur me nivelin e lartë të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë dhe konfirmoi marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy vendeve. Takime të tilla kontribuojnë më tej në ruajtjen e komunikimit intensiv dhe në përmirësimin e bashkëpunimit të përgjithshëm midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë.

Ministri Ademi theksoi se shtetasit maqedonas me origjinë turke dhe shtetasit turq me origjinë nga Republika e Maqedonisë  janë përforcim shtesë i marrëdhënieve miqësore të të dy vendeve.Në këtë drejtim, mes të tjerash, ministri Ademi   i ju referua politikave të qeverisë së Republikës së Maqedonisë në ndërtimin e një shoqërie  të bërpashkët , në të cilën vëmendje të veçantë i kushtohet sigurimit të përfaqësimit të barabartë të komunitetit turk por dhe të bashkësive tjera etnike në të gjitha fushat.

Ministri Ademi njoftoi se Republika e Maqedonisë feston 21 dhjetorin, Ditën e Gjuhës Turke në Republikën e Maqedonisë, e cila në të njëjtën kohë dëshmon respekt të ndërsjelltë dhe mirëkuptim mes dy vendeve.

Lidhur me diasporën  nga Republika e Maqedonisë  në Turqi, Ministri Ademi informoi se ata janë të organizuar në shoqata dhe organizata të ndryshme, të cilat nëpërmjet aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme kontribuojnë në ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe zakoneve në Turqi, ku dhe  falenderoi kryetarin Eren dhe Qeverinë e Republikës së Turqisë për mbështetjen e  këtyre shoqatave dhe organizatave.

Kryetari i Presidencës për turqit që jetojnë jashtë vendit, z. Abdullah Eren  falënderoi për pranimin dhe pritjen miqësore të ministrit Edmond Ademi, si  dhe përshëndeti aktivitetet e fundit të ndërmara nga Qeverija e Republikës së Maqedonisë në drejtim të integrimit evropian dhe euroatlantik të vendit.

Kryetari Eren gjatë takimit, informoi shkurtimisht rreth punës dhe aktiviteteve të Presidencës për turqit që jetojnë jashtë vendit (YTB), duke theksuar se puna e saj është e bazuar në disa fusha,  ndër të cilat  aktivitetet kryçe janë përforcimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi me diasporën turke, ruajtjen e gjuhës dhe kulturës turke, bashkëpunimi me komunitete të tjera që kanë lidhje kulturore dhe historike me Republikën e Turqisë dhe programi për bursa për studentët ndërkombëtarë, ku për momentin këtë bursë e gëzojn studentë nga 150 shtete  të ndryshme të botës

Kryetari Eren,  informoi gjithashtu dhe për mënyrën se si diaspora turke është e organizuar dhe si e njëjta  funksionon.

Gjat takimit u  shkëmbyen çështje dhe sfida të përbashkëta me të cilat ballafaqohen vendet tona në kontekstin e diasporës dhe në këtë drejtim, Ministri Ademi dhe kryetari Eren u dakorduan në periudhën e ardhshme të nënshkruajnë një Memorandum Bashkëpunimi, me të cilin do të  shkëmbehen njohuritë dhe përvojat, si dhe do të realizohen projekte të përbashkëta që synojnë forcimin e interesave tona të përbashkëta në fushën e diasporës.