Ministri Ademi sqaron problemin e nxënësve shqiptarë në disa fshatra të Çashkës dhe Velesit

Në debatin e sontëm në ‘Click plus’, ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi ka sqaruar se ka qenë i informuar për rastin për të cilin u bë bujë e madhe në disa komuna në jug të vendit ku nxënës shqiptarë hasnin në probleme në shkollim, mirëpo duke falenderuar mediat është informuar edhe më shumë ndërsa ka sqaruar më tepër rastin se për çfarë bëhet fjalë.

“Për shumicën e problemeve se bëhet fjalë për epsë vendbanime përfshirë dhe fshatin e Karoslavi të Velesit dhe nxënësit e Starigradit të komunës së Çashkës, që të jemi të sinqertë deri në fund për nxënësit e shkollës fillore Karoslavi nuk kemi pasur të evidentuar ndonjë kërkesë të tillë që ka tre nxënës që nga Karoslavi i epërm shkojnë në shkollë në Karoslavi të poshtëm, unë i falenderova mediat atë ditë, unë kam qenë i njoftuar se bëhet fjalë për persona të cilët janë të shpërngulur nga Jabollçishta në Starigrad dhe meren me blegtori dhe një periudhë të vitit me familjet e tyre e kalojnë në Starigrad dhe një pjesë tjetër kthehen në Jabollçishtë”, ka sqaruar kështu në debatin e ‘Click plus’, ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi.