Ministri Arbër Ademi dhe ambasadorja e SHBA-së, Kejt Mari Bërns nënshkruan Protokollin për bashkëpunim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot me ambasadoren e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kejt Mari Bërns kanë nënshkruar Protokollin për vazhdimin dhe plotësimin e Marrëveshjes bilaterale për bashkëpunim në sferën e shkencës dhe teknologjisë.

Sot, e vazhdojmë dhe thellojmë bashkëpunimin në fushën e shkencës dhe teknologjisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nënshkruajm një dokument i cili parashikon që përfaqësuesit e komunitetit akademik, shkencor dhe hulumtues këtu dhe në Amerikë do të vazhdojnë të kryejnë projekte të përbashkëta kërkimore shkencore, të bëjnë vizita kërkimore, të përdorin bashkarisht pajisje dhe teknologji më të mira shkencore që ekzistojnë ose do të sigurohen nga të dy vendet. Paralelisht, dokumenti parashikon bashkëpunim të vazhdueshëm në nivelin e institucioneve, agjencive, universiteteve etj – ka deklaruar ministri Arbër Ademi.

I pari i arsimit në vend gjithashtu ka vlerësuar lartë palën amerikanë për besimin e dhënë duke theksuar se është një nder i madh për vendin tonë kur fiton besimin e një prej vendeve më me ndikm dhe më të zhvilluar në të gjitha aspektet

Ky është një nder i madh për vendin tonë, sepse ne akoma marrim besimin nga një prej vendeve më me ndikim dhe më të zhvilluar në të gjitha aspektet. Një vend që është një burim inovacioni dhe shpikjeje në të gjitha fushat dhe i cili mund të na ndihmojë shumë të arrijmë përparësitë strategjike kombëtare që lidhen me vizionin e qytetarëve tanë për një të nesërme më të mirë, vizionin e krijimit të një shoqërie dije dhe inovacioni. – vlerësoi Ademi.