Ministri Bekteshi bashkë me kryeministrin Zaev pritet të takojnë komisionerin Hahn në Davos

Kryeministri Zoran Zaev i cili merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, sot duhet që të realizojë një takim me eurokomisarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Jonanes Han, njoftoi pres shërbimi qeveritar. Në delegacionin e kryesuar nga kryeministri Zaev janë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së RM-së, Koço Angjueshev dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Zaevi në Forumin në Davos, në të cilin edhe sivjet marrin pjesë shefa të shteteve dhe qeverive, pjesëmarrës të tjerë shtetërorë, si dhe liderë të kompanive më të mëdha në botë, do të realizojë shumë takime pune dhe takime dypalëshe me investues potencialë, liderë të biznesit dhe bashkëpunëtorë.

Mes takimeve me liderët politikë dhe ekonomikë në agjendën e kryeministrit Zaev janë edhe takimet me kryeministrin e Republikës së Sllovenisë Marjan Sharec, me ministrin e Shëndetësisë të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë Jens Span, me drejtorin ekzekutiv të Gogle Xhigsou, si dhe me liderë të tjerë dhe përfaqësues të lartë të kompanive në panel debate dhe tubime joformale që do të mbahen gjatë Forumit Ekonomik Botëror më të madh.