Ministri Bekteshi: Gatishmëri dhe potencial i madh për bashkëpunim ekonomik me Çekinë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka takuar sot ambasadorin e Republikës çeke, z. Mirosllav Toman, duke potencuar gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike në lëmin ekonomik.

Ministri Bekteshi ka cekur se “potencialet për bashkëpunim midis dy vendeve janë të mëdha dhe në periudhën e ardhshme ne do të punojmë së bashku për të krijuar partneritete biznesi që do të nënkuptojnë një trend pozitiv të bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke.”

Postimi i ministrit Bekteshi:

Ekziston fushë e gjerë e mundësive për bashkëpunim ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke, të cilat si tema diskutimi do të diskutohen më hollësisht në seancën e ardhshme të komisionit të përbashkët midis dy vendeve që do të mbahet këtë vit.
Sot realizova takim me Ambasadorin e Republikës Çeke, Mirosllav Toman, i cili na informoi për përgjigjen pozitive nga pala Çeke që këtë vit të zhvillohet seanca e tretë e Komisionit të Përbashkët midis dy vendeve në nivelin e Zëvendës Ministrave.
Potencialet për bashkëpunim midis dy vendeve janë të mëdha dhe në periudhën e ardhshme ne do të punojmë së bashku për të krijuar partneritete biznesi që do të nënkuptojnë një trend pozitiv të bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke.