Ministri Bekteshi hap forumin e Biznesit Maqedono-Çek, 120 kompani prezente ne forum

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi më date 02.04.2019 (e martë) në orën 14:30 në hotel “Double Tree by Hilton”, Shkup (salla “Platinum”) do të hapë Biznes forumin Maqedono-Çek . Ky forum do të sielli një sërë dobish të cilat do të shkojnë në favor të qytetarëve dhe biznesmenëve. Përveç ministrit Bekteshi pjesë e këtij biznes forumi do të jenë edhe zëvendës ministri i Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke, Eduard Muricki, ministri pa portofol përgjegjës për të përmirësuar klimën e investimeve për ndërmarrjet vendore Zoran Shapuriq, kryetar i Konfederatës së Industrisë së Republikës Çeke Jaroslav Hanak, ambasadori i Republikës Çeke në Maqedoni Miroslav Toman, kryetarja e Lidhjes së Odave Tregtare Danela Arsovska si dhe mbi 120 kompani nga sektorë të ndryshëm të të dy vendeve.