Ministri Bekteshi jep lajm të mirë, Intensifikim i bashkëpunimit me Greqinë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot, pas arritjes për vizitë zyrtare të kryeministrit grek në Maqedoninë e Veriut, Alexis Tsipras, ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim ekonomik me homologun e tij grek, Dragasakis dhe ministrin e energjisë, Stathakis.

Rritje e bashkëpunimit, sipas Ministrit Bekteshi, parashihet edhe me Marrëveshjen e Prespës. Ky bashkëpunim, mund të jetë fillim i ri ndërmjet dyja vendeve, ngase, me kryeministrin Tsipras, kanë ardhur mbi 70 biznesmenë nga Greqia, si investitor potencial.

Ja postimi i Ministrit Bekteshi:

Kryeministri grek Alexis Tsipras mbërriti për vizitë zyrtare në Shkup. Aktivitete të shumta gjatë ditës, ndër to takim me zëvendëskryeministrin dhe ministër i ekonomisë dhe Zhvillimit në Qeverinë e Greqisë Joannis Dragasakis dhe Ministrin e Mjedisit dhe Energjisë George Stathakis ku mes tjerash biseduam për intensifikimin dhe rritjen e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë siç parashikohet në Marrëveshjen e Prespës.