Ministri Bekteshi jep lajmin e madh për Centralin e ri fotovoltaik në Oslomej

Sukses i ri në tërheqjen e investimeve në lëmin e energjisë, këtë e konfirmon ministri Kreshnik Bekteshi, pas vizitës në Oslomej, ku pritet të ngritët ky central i ri i energjisë së sigurt dhe afatgjatë.

Ministri i Ekonomisë së Qeverisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi, sot ka dhënë lajmin e madh e të shumëpritur se Sh.A. ELEM, ka nënshkruar marrëveshje për kredi me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për ndërtimin e Centralit të ri fotovoltaik.

Centrali fotovoltaik pritet të filloj punën duke prodhuar 10 megavat, për të vijuar me zgjerimin e kapacitetit deri 30 megavat, duke siguruar energji të qëndrueshme.

Ja postimi i plotë i Ministrit Kreshnik Bekteshi në fb:

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes për kredi mes BERZH-it dhe SH.A.ELEM për ndërtimin e centralit fotovoltaik , sot vizituam ish depozitat e qymyrit në REK Oslomej ku planifikohet ndërtimi i këtij centrali me kapacitet prej 10 megavatësh e cila për një afat të shkurtër kohor do të rritet në 30 megavatë. Ashtu dhe siç ju kemi njohur në disa raste janë ndërmarrë aktivitete intensive për tërheqjen e investimeve të huaja dhe vendase në sektorin energjetikë, veçanërisht në pjesën për prodhimin e energjisë elektrike për të pasur qytetarët furnizim të sigurt dhe afatgjatë me këtë energens.”