Ministri Bekteshi konfirmon: Në Vizbeg investimi 3 milion euro, 80 vende të reja pune

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, me një shkrim në rrjetin social ka konfirmuar se në Vizbeg do të ketë investime nga Ats Group, me vlerë 3 milion euro.

Ky investim, sipas ministrit Bekteshi, do të hap 80 vende të reja pune, që prodhimet do të eksportohen në vendet e NATO-s.

Ja postimi i plotë i Ministrit Bekteshi në fb:

“Investim i ri në Vizbeg të Shkupit prej 3 milion eurosh – ATS GROUP!

80 vende te reja pune ne fazën e pare!

Prodhim të pajisjeve balistike për ushtrinë dhe policinë!

Eksport në vendet anëtare të NATO-së!

#vazhdojmëPËRPARA”