Ministri Bekteshi mori pjesë në jubilenë e 15-të Forumit Ekonomik të Vjenës “Dialogu për të ardhmen 2018 – Ekonomia takohet me politikën” në Vjenë

Ministri i ekonomisë Bekteshi dhe Zëvendëskryeministri Angjushev në Forumin Ekonomik të Vjenës: Zona ekonomike rajonale do të ringjallë ekonomitë e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Zëvendës kryeministri për Çështjet Ekonomike Koço Angjushev morën pjesë në jubilenë e 15-të Forumit Ekonomik të Vjenës; Dialogu për të ardhmen 2018 – Ekonomia takohet me politikën”, që sot u mbajt në Vienë të Austrisë.

Diskutimet në Forumin Ekonomik të Vjenës në fokus kishin rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë në BE përmes proceseve të digjitalizimit, lidhjes dhe integrimit si dhe përmes inicimit për formimin e një zone ekonomike rajonale ,si parakusht për integrim në tregun e vetëm evropian. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi iu drejtua panelit ministror ku fjalime kishin edhe ministrat e qeverive të Shqipërisë, Rumanisë, Sllovenisë dhe Bullgarisë.

“Ne presim që parlamenti të miratojë ndryshimet kushtetuese dhe të vazhdojë integrimi i Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO. Në planin ekonomik, ne kemi sjellur ligj të ri për të mbështetur investimet, kemi barazuar kushtet për investimin e kompanive vendase dhe të huaja. Jemi fokusuar në mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Kemi ndarë mjete të mjaftueshme për të nxitur inovacionet dhe tu japim më shumë mundësi për suksese të rinjve në Maqedoni”, u shpreh Bekteshi duke prezantuar më pas edhe projektet në të cilat është përqëndruar Maqedonia për lidhshmëri me vendet fqinje nëpërmjet
projekteve energjetike , infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.

Edhe Zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështjet Ekonomike Koço Angjushev në
panelin e paraditës me kryeministrat me temë "Bashkëpunimi rajonal si pjesë e
integrimit evropian: Digjitalizimi – tejkalimi i dallimeve dhe shansi për lëvizje të
mëdha”, theksoi se Forumi Ekonomik i Vienës është një mundësi e mirë për dialogun e vendeve të rajonit, nëpërmjet të cilit bashkëpunimi i ndërsjellë ekonomik duhet të intensifikohet dhe përmirësohet.

Gjatë Forumit Ekonomik të Vjenës, ministri Bekteshi ka dhënë deklaratë të shkurtë për media. Ai me këtë rast ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në këtë drejtim tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përmes politikave dhe masave të qeverisë, përpiqet të bashkëpunojë dhe të punojë në lidhjen me vendet fqinjë në mënyrën më të mirë të mundshme. “Kam potencuar rëndësinë e planit shumëvjeçar të veprimit që del nga procesi i Berlinit. Ne kemi ndërmarrë tashmë disa masa që janë në përputhje me CEFTA-n me protokollet 5, 6 dhe 7. Republika e Maqedonisë në këtë drejtim është e gatshme. Me Serbinë kemi filluar të krijojmë kalime të përbashkëta kufitare dhe të rrisim tregtinë midis dy vendeve tona dhe nga fillimi i vitit të ardhshëm këtë do
ta bëjmë edhe me Shqipërinë”, është shprehur ministri Bekteshi.