Ministri Bekteshi: Ne mbajmë premtimet, fabrikë me 9 milion euro investime, 300 vende të reja pune

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka vizituar sot Zonën e lirë ekonomike në Tetovë, dhe me këtë rast ka rikonfirmuar mbështetje të fuqishme për bizneset, duke ngritur kapacitetet që i kanë munguar kësaj pjese të vendit.

Kjo është dëshmi e suksesit të bashkëpunimit dhe partneritetit publiko-privat, theksoi Ministri Bekteshi dhe njoftoi se kjo fabrikë brenda kësaj zone të lirë ekonomike, do të jetë në funksion të ngritjes së kapaciteteve prodhuese të një kompanie nga Holanda e cila do të investoj rreth 9 milion euro me rreth 300 punëtorë.

“Qeveria ka përkrahur fuqishëm bizneset dhe kjo është dëshmi për angazhimin tonë, kjo fabrikë do të ketë impakt jo vetëm në ekonominë e Tetovës dhe rajonit. Kështu ne do të bëjmë edhe punësime të reja dhe njëkohësisht edhe vlerën e kompanive që operojnë në këtë zonë”, ka theksuar ministri Bekteshi, duke u zotuar për thellimin e bashkëpunimit me investitor të jashtëm por edhe të brendshëm, ofrimin e kushteve dhe lehtësirave siç është edhe kjo zonë e lirë ekonomike në Tetovë.