Ministri Bekteshi realizon takim me homologun nga Malta, Ministrin Christian Cardona

“Sot realizova takim me Ministrin e Ekonomisë, investimeve dhe bizneseve të vogla të Maltës, Christian Cardona. Së bashku diskutuam për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e turizmit dhe energjisë.

E njoftova atë për kushtet që kanë në dispozicion investitorët e huaj në Maqedoninë e Veriut përmes Planit të Rritjes Ekonomike, me shpresën për intensifikim të marrëdhënieve mes dy vendeve edhe më tej.

Malta është një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian,BE është mbështetës i fortë i Maqedonisë së Veriut në drejtim të përshpejtimit të procesit të integrimit evropian.” – thotë Bekteshi