Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, gjatë qëndrimit në ShBA, ka takuar Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik dhe drejtor i Shëndetit dhe Sigurisë për Transportin Publik në Nju Jork.
Ministri Latifi e ftoj Dr Camaj, që të jetë pjesë e bashkëpunimit të hulumtimeve shkencore që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit publik në Kosovë, shkruan Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
Dr. Pashko R. Camaj u shpreh se është i gatshëm për një bashkëpunim të tillë, gjithmonë në mbrojtën e shëndetit të qytetarëve të Kosovës, thuhet në kumtesë.
Postimi i plotë:
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, takoi sot Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik dhe drejtor i Shëndetit dhe Sigurisë për Transportin Publik në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ministri Latifi, tha se bashkëpunimi me ekspertët e Shëndetit Publik ka rëndësi të madhe dhe se shkëmbimi i përvojave në këtë drejtim është më se i domosdoshëm.
Ministri Latifi e ftoj Dr Camaj, që të jetë pjesë e bashkëpunimit të hulumtimeve shkencore që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit publik në Kosovë.
Ndërkaq, Dr. Pashko R. Camaj u shpreh se është i gatshëm për një bashkëpunim të tillë, gjithmonë në mbrojtën e shëndetit të qytetarëve të Kosovës.