Ministri Osmani siguron vaksina nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Një lajm i madh vjen nga ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani sa i përketë vaksinave aq të nevojshme për qytetarët. Ai ka konfirmuar se ka siguruar vaksina nga Emiratet Arabe.

“Falenderime për Ministrin e jashtëm të Emirateve për solidaritetin e treguar. Dje kontaktova ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe Sheik Abdullah bin Zayed me kërkesë për vakcina” u shpreh ministri Osmani.

Sipas tij reagimi i ministrit të jashtëm të Emirateve Arabe ishte i shpejt dhe i menjëhershëm, sot nisi nje pjesë prej 2000 vakcinave për të siguruar vazhdimsinë e vakcinimit deri në arritjen e dhjetra mijëra të tjerave nga Bashkimi Evropian deklaroi Osmani.