Ministrja Hoxha: “Evropa kreative”, ofron mundësi të mëdha për krijuesit tanë

Në solemnitetin e hapjes së Zyrës për programin e Bashkimit Evropian- „Evropa Kreative“, Ministrja e Integrimit Evropian, vuri në dukje rëndësinë e këtij programi në Kosovë, ku morën pjesë Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi dhe zyrtarë të BE-së. Programi Evropa Kreative, vuri në dukje Ministrja Hoxha, do t’i mundësojë komunitetit të kulturës që të ecin përpara duke krijuar vepra artistike me ndikim jo vetëm në Kosovë por edhe gjetiu. Në këtë drejtim, theksoi ajo, organizatat kosovare do të kenë mundësi të aplikojnë për grante për projekte shumëvjeçare bashkëpunimi, për përkthime librash, për ngritje rrjetesh kulturore apo krijimin e platformave kulturore shumëkombëshe. Ministrja falënderoi BE-në, në veçanti Ministrin e Kulturës, Z. Kujtim Gashi, për përkushtimin për të krijuar politika dhe mjedisin e përshtatshëm për promovimin diversitetit kulturor, për të mbështetur veprimtarinë krijuese në Kosovë, duke u hapur rrugë krijuesve tanë që të jenë pjesë e të gjitha zhvillimeve ndërkombëtare në sektorin e kulturës dhe më gjerë.